Komuna e Drenasit ndalon minifundet, xhinset e ngushta, shaminë dhe mjekrat tek meshkujt në shkolla (Dokument)

Kosova

Komuna e Drenasit ndalon minifundet, xhinset e ngushta, shaminë dhe mjekrat tek meshkujt në shkolla (Dokument)

Më: 26 mars 2017 Në ora: 13:56
Shkollë në Drenas

Temperaturat e ngrohta janë kthyer në Kosovë me ardhjen e stinës  së pranverës, por askus në shkollat  e komunës se Drenasit nuk do të mund të veshin minifund gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Kjo pasi në bazë të një rregullore të  etikes së veshjes që ka nxjerrë kjo komunë nuk lejohet një veshje e tillë në punë.

Po ashtu sipas kësaj rregullore që po qarkullon në rrjetet sociale, nuk lejohet veshja e xhinëseve, grillonkave e bluzave të zbuluara.

Në këtë rregullore po ashtu ndalohen veshjet me karakter fetar si dhe mjekra e lëshuar nga meshkujt.

Aty bëhet thirrje edhe profesorëve që të realizojnë plan- programin gjatë procesit edukativo-arsimor, orarin  e punës etj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat