Delegacioni i AKK-së po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës

Kosova

Delegacioni i AKK-së po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës

Më: 28 mars 2017 Në ora: 12:22
Naim Ismajli - kryetar, Agim Veliu – nënkryetar, Gradimir Mikiq – anëtar i Bordit dhe Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së

Autoritetet Lokale të Kosovës përmes një delegacioni të Asociacionit të Komunave të Kosovës (z.Naim Ismajli - kryetar, z.Agim Veliu – nënkryetar, z.Gradimir Mikiq – anëtar i Bordit dhe z.Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së) janë duke u përfaqësuar në Kongresin e Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës në Strasburg, në kuadër të sesionit pranveror.

Gjatë këtij sesioni delegacioni i komunave të Kosovës do të takohet me shumë përfaqësues të pushteteve lokale nga Evropa. Takimet do të fokusohen rreth çështjeve që kanë të bëjnë me funksionimin e pushtetit lokal, ngritjes së kapaciteteve, shkëmbimit të përvojave dhe implementimi i Kartës Evropiane mbi Vetëqeverisje Lokale.

Vlen të ceket se Asociacioni i Komunave të Kosovës është anëtar vëzhgues në Kongresin e Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës dhe aty përfaqëson komunat e Kosovës.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat