Nga e hëna vazhdon faza e tretë e repelimit të kafshëve në Rahovec

Kosova

Nga e hëna vazhdon faza e tretë e repelimit të kafshëve në Rahovec

Më: 1 prill 2017 Në ora: 08:57
Repelimi, ilustrim

Nga dita e hënë e javës së ardhshme do të  vazhdojë procesi i repelimit të kafshëve shtëpiake nëpër fshatrat e Komunës së Rahovecit.

Ky proces është duke u kryer nga Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës dhe do të zhvillohet në 4 faza. Deri më tani kanë përfunduar dy faza dhe deri të përfundimi i gjithë procesit, kanë mbetur edhe dy faza kurse, i gjithë procesi pritet të përfundoj në fillim të  muajit shtator, njofton Komuna e Rahovecit.

Repelimi (dezinsektimi i kafshëve) është proces i ndërprerjes biologjike të shumimit të rriqrave dhe zhvillohet në kuadër të zbatimit të strategjisë për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo, e cila është përcaktuar nga këshilli ndërministror.

Repelimi i kafshëve do të filloj nga dita e hënë  me data 3 prill sipas këtij orari:

Me datë 03. 04. 2017, në fshatin Krushë e Madhe,

Me datë 04. 04. 2017, në fshatrat Celinë dhe Nagac,

Me datë 05. 04. 2017, në fshatrat Brestoc dhe Hoçë e Vogël,

Me datë 06. 04 .2017, në fshatin Sopniq,

Me datë 07. 04 .2017, në fshatin Xërxe,

Me datë 08. 04 .2017, në fshatin Radoste.

“Nga banorët e këtyre fshatrave, rekomandohet që të përkrahet ky aktivitet dhe këshillohen që t’i mbajnë bagëtitë të mbyllura deri sa të kryhet repelimi, po ashtu qytetarët t’i marrin parasysh rekomandimet e profesionistëve të cilët do të bëjnë repelimin e kafshëve.

Repelimi i kafshëve fillon nga ora 08:00 deri në përfundim të plan programit për ditët e caktuara sipas datave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat