Një muze për Kujtim Majacin

Kosova

Një muze për Kujtim Majacin

Nga: Aziz BYTYÇI Më: 18 prill 2017 Në ora: 10:10
Kujtim Majaci

Jamë shumë i emocionuar që sot po na kthehet e po na ngjallet kujtimi për Kujtim Majacin dhe për familjaret e tijë që i kemi atje në Shqipëri në Fierin e bukur e të qytetruar , me origjin nga Majaci i llapit.Këtu nga vendlindja e Shahinit,gjyshit të Kujtimit dhe babait të tij Hasanit , po shpalosim ato ngjarje e kujtime që gjithësesi na bejnë krenar thotë bashkëvendasi i Legjendes drejtori i SHFMU “Drita” në Majacë , z.Ahmet Gashi .

Në këtë eveniment shumë të rëndësishëm kushtuar promovimit të monografisë së legjendës Kujtim Majaci , në fshatin.pitoresk në verilindje të kryeqytetit të Republikës së Kosovës në komunen e Podujevës ,në fshtin MAJACË ,u bë promovimi i librit të autorit të mirnjohur , me prejardhje nga Çamëria z.Namik Selmani.
Në atë performansë ku morën pjesë dhe strukturat udhëheqëse nga Kuvendi Komunal i Podujevës , si nënkryetari i KK-së Nexhmi Rudari , Drejoresha për Kultur pranë KK-së të Podujevës znj.Mrikë Thaqi, të menagjuar nga drejtori i SHFMU-së "DRITA" të fshatit Majacë, u ndriqua figura e legjendës së futbollit me përmasa kombëtare , me prejardhje nga fshati  Majacë , KUJTIM MAJACI.

Në këtë promovim me autorin e librit kushtuar Legjendës së futbollit e gjithë shqiptar e shoqeruan me pjesmarrje në këtë monografi promovimi edhe kryetari i Shoqatës Mbarëkombetare “BYTYÇI” Agron Isa Gjediu, poashtu morën pjesë dhe përfaqesuesit e Shoqata “Çamëria” Kosovë të prirë nga ish nënkryetari i  Shoqatës , tani anëtar Aziz Bytyçi , të cilet me parqitjen e tyre përpos që e madhështuan atmosferën e ngjarjes ,njëherit dhe e sensibilizuan çështjen çame ,të cilet u pershendetën nga të pranishmit me duartrokitje të gjata dhe me falenderime të ngroht.

Në këtë promovim vlenë të theksohet se moren pjesë edhe kryetari i Forumit Rinor të LDK-së Dega në Prizren z.Festim Avdyli i bashkëshoqëruar me profesorin Muharrem Gashin.Fillimisht para se të filloj manifestimi nga Kori i nxënësve të shkollës u intonua himni kombetar i shoqëruar nga profesori i muzikës dhe njëherit anëtarë i Filharmonisë së Kosovës Safet Berisha.Poashtu nga këta nxënës u kënduan edhe disa këngë të cilat i kishin pregaditur vertet mirë  ku  na lanë në mendjet tona kujtes të pa harruar , poashtu edhe  shumë nxënës i recituan vjerrshat e tyre të shkruar nga rrjedhja e mendjes së tyre, pra poetet e rinjë (nxënës) të shkollës së Majacit.

Nga moderatorja e programit Dorontina Maloku u ftua para të pranishmëve të hap manifestimin dhe të flaës për këtë eveniment shumë të rëndësishëm kushtuar promovimit të monografisë së Legjendës Kujtim Majaci , drejtori i SHFMU “Drita” në Majacë z.Ahmet Gashi.Përpos përshendetjeve të përfaqësuesve të KK-së së Podujevës nga z.Gashi , ai tha se: më lejoni që në emër të shkollës dhe komunitetit të fshatit Majacë,të kryetarit të fshatit Majacë Mehdi Hyseni dhe timin t’i falenderoi dhe t’u dëshiroj mirëseardhje në mesin tonë:Namik Selmanin,autor i librit , Agron Isa Gjedia,jurist dhe kryetar i Shoqatës Mbarëkombetare “Bytyçi”, Aziz Bytyçi ,gazetar dhe nga Shoqata”Çamëria”në Kosovë me bashkëshoqeruesit e tij si sekretarin e Shoqatës , prof.dr.Mustafë Hazirin dhe antarin e kryesisë Xheladin Tafallarin,Ibrahim Skera,shkrimtar,Nënkryetarin e Shoqatës “Shëngjergji” Tiranë,Kujtim Gjediun jurist,Shkelzen Rexha fotograf dhe gazetar nga Gjakova dhe gjithë të pranishmit .

Sot për ne është një ditë e veqant , në mesin tonë kemi musafir shumë të nderuar ! Ju jemi mirënjohës për prezencen tuaj në mesin tonë, e gjithësesi ju falenderojmë që  na vizituat dhe na ngrohet zemrat duke e ndier, ne veten më afër jush më afër njerëzve tanë e duke e ndier  Krenar për Kujtim Majacin që rrjedh nga mesi ynë.Ky është fshati Majac , këtu është vendlindja e Shahinit , gjyshit të Kujtim Majacit dhe të babait të tij Hasanit.Jamë shumë i emocionuar që sot po na kthehet e po na ngjallet kujtimi për Kujtim Majacin dhe për familjaret e tijë që i kemi atje në Shqipëri në Fierin e bukur e të qytetruar , me origjin nga Majaci i Llapit.Këtu nga vendlindja e Shahinit,gjyshit të Kujtimit dhe babait të tij Hasanit , po shpalosim ato ngjarje e kujtime që gjithësesi na bejnë krenar.Botimi i librit tuaj për legjendën e futbollit shqiptar , i cili rrjedh nga vendlindja ime edhe mua e bashkëfshataret e mi, na bëri të ndihemi shumë mirë e gjithësesi u ndieva krenar ! U ndiva krenar dhe u ndieva shqiptar i një Shqipërie etnike nga fakti që talenti dhe kontributi i Kujtim Majacit edhe sot po na bashkon dhe integron njerëz nga gjeografia shqiptare.Në emër të të gjithë bashkëvendasëve të mi ju përshendes të gjithëve e veqanërisht përshendes daljen në dritë të librit kushtuar Kujtim Majacit,përfundoi fjalën e tij drejtori Ahmet Gashi.

Pastaj ju dha fjala nënkryetarit të Kuvendit Komunal të Podujevës Nexhmi Rudarit, i cili pos përshendetjeve ai tha se ,sot me promovimin e librit të Legjendes Kujtim Majaci nga autori Namik Selmani është një ditë e veqant jo vetëm për fshatin Majac por për gjithë Llapin e gjithë Kosovën.Pastaj mori fjalën Drejtoresha e Drejtorisë për Kultur Rini dhe Sport pranë KK-së të Podujevës znj.Mrikë Thaqi.Pos përshendetjeve ajo tha se :Sot ndihem e nderuar që jamë këtu mes jush , në fshatin e origjinës së Kujtim Majacit , në fshatin që i dha “Legjenden e Fierit” ashtu siq pëlqenin ta quanin atë Fierasit , i dha “Legjendën e Futbollit Shqiptar” ashtu siq e nderoi atë Federata Shqiptare e Futbollit.Në një situate jo të mirë politike atë botë , ai ishte bërë idhull për qytetarët e atij brezi në Fier , ku sportëdashësit kishin ngulitur në mendjet dhe zemrat e tyre plot 174 golat e karrierës së tij.Nga lagj’ja e Fierit ku ai luante si fëmijë,u bë golashenuesi më i mirë qysh në debutimin e tij të parë në fushë të gjelbërt , ashtu sikurse ishte edhe idhulli i tij në atë kohë Gerd Myller.Ndër të tjera zonja Thaqi tha se,pa dyshim sot duhet falenderuar autorin e monografisë , që jetën , karrierën dhe kujtimet për të i ka hedhur në letër të bardhë duke e dhënë një kontribut të muar që Legjenda e Fierit të bëhet i paharruar ndër breza ashtu siq ai meriton.

Në fund DKRS-të pranë KK-së Podujevë znj.Mrikë Thaqi tha :”Sot sporti shqiptar , në veçanti futbolli është një tjetër nivel dhe po përparon qdo ditë.Ajo çka na mbetet neve detyrë e madhe pranë vetes është që të kujtojmë ata të cilët përgjatë historisë mbajten gjallë sportin.Pastaj morën fjalën Agron Gjediu , kryetar i Shoqatës Mbarëkombetare “Bytyçi”ku elaboroi fjalë për librin që vertet autori e ka bërë një punë shumë të madhe për këtë arkitekt dhe mjeshtër të talentuar të të gjithë trojeve shqiptare.Pastaj nga udhëheqja e programit iu dha fjala Aziz Bytyçit,gazetar dhe i deleguari i kryetarit të Shoqatës “ÇAMËRIA”në Kosovë ,ing.Nexhmi Muçiqi , i cili i përshendeti në emër të kryetarit të SHÇK-së.ing.Nexhmi Muçiqit,unë Aziz Bytyçi ju përshendes në këtë eveniment shumë të rëndesishëm kushtuar promovimit të monografisë së Legjendes së futbollit e gjithë shqiptar Kujtim Majacit.Veqanerisht nënkryetarin Nexhmi Rudarin,drejtoreshe e drjtoris për kultur pran KK-së të Podujevës znj.

Mrikë Thaqin si dhe drejtorin e shkollës mikëpritës z.Ahmet Gashin.E pershendes posaqërisht autorin Namik Selmanin.Poashtu si dhe I pershendeti krijuesit e letrave shqipe,poetet dhe shkrimtaret nga Tirana,Shkodra ,Presheva,Medvegja,Prizreni,Gjakova,Mitrovica,Podujeva,Shkupi e Ulqin. Aziz Bytyçi foli edhe dy tri fjalë rreth aktiviteteve të Shoqatës që nga themelimi i saj në shtator të vitit të kaluar pra 2016.Vlen të theksohet se kemi përkrahjen e institucioneve të të dy shteteve shqiptare që do të thotë kemi legjimitetin e plotë për të vepruar.Vizioni ynë është sensibilizimi i çështjes çame dhe si kurorizim bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet natyral –Shqipërin natyrale.Po ashtu nga Aziz Bytyqi u interpretuan disa vargje të kushtuara për Legjenden Kujtim Majaci dhe Çamërin .

Dhe në fund e falenderoi autorin që në letrën e bardhë e shkrou historikun e Legjendes së futbollit shqiptar, ku sot po e ringjall legjenden Kujtim Majaci në Majacin e Llapin  bujar e patriotik.Në fund si zakonisht  mori fjalën autori i librit,poeti,shkrimtari i mbi pesëdhjet titujve librash të botuara , çami profesor Namik Selmani.Kujtim Majaci u bë legjendë që në gjallje të tij.U bë idhull.U bë model.U bë mik i të gjithë vatrave fierake.Pse jo dhe i kombit tonë.Të gjithë dekoratat shkërmoqeshin para madhështisë së tij.Bronxi e shkronja.Kënga dhe mermeri . Ooo nuk ka rëndësi shpesh herë emri i një autori që vihet në ballinë e në pasballinë! As fotoja e tij .

As veprat e shkruara prej tij që nuk mund të numrohen lehtë .Jo, kanë rëndësi. Fitorja e misionit të tij është te kujtesa që ai mbjell për ata që e njohën e për ata që edhe mund të mos e besojnë legjendën në sinorët e bukurisë që ka ajo, të madhështisë, të një mesazhi që shkonë në breza.Vetëm Majacë të tillë mund të të futin në këto sinorë në këtë sprovë shkronjore dhe profesionale.

Se ai kurr nuk e pa jetën ,topin ,detyren me sytë e të zakonshmes ,por vetëm me majën e malit që e kishte prekur vetë dhe për të mund të flaës saktë vetëm mali dhe parajsa e lulëzuar me lule nderimi,përfundoi autori Namik Selmani para të pranishmëve.Në fund nga agjenda e stërngarkuar e kryetarit të Komunës së Podujevës z.Agim Veliu në mos pjesmarje të këti manifestimi i dërguari i tij nënkryetari i KK-së së Podujevës z.Nexhmi Pudari dhe plaku plis bardhë xha Haxhi Muharrem Nazifi ia dhuroi Mirnjohjen për punën që e bëri shkrimtari i njohur gjithë andej botes shqiptare profesorit Namik Selmanit.

Pas përfundimit të manifestimit përpos që në objektin e shkollës kishte koktel të bollakshëm nga zemër gjërët të fshatit por nga drejtori i SHFMU “DRITA”në Majacë z.Ahmet Gashi të gjithë musafiret u ftuan në darkën solemne në Prishtinë ku edhe aty vertet deri në orët e vona nuk munguan poezit,këngët e rrefimet për legjenden Majaci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat