Bajrami takon një delegacion nga Universiteti “James Medison” i Virgjinias

Kosova

Bajrami takon një delegacion nga Universiteti “James Medison” i Virgjinias

Më: 8 maj 2017 Në ora: 15:03
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ne takim me delegacionin e larte nga Universiteti “James Medison” i Virgjinias të kryesuar nga Michael Stoloff

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, priti një delegacion të lartë nga Universiteti “James Medison” i Virgjinias të kryesuar nga Michael Stoloff.

Gjatë këtij takimi u bisedua për zbatimin e Marrëveshjes së nënshkruar më parë nga ministri Bajrami dhe përfaqësuesit e këtij Universiteti për mobilitetin e studentëve dhe profesorëve dhe mundësitë e organizimeve të ndryshme të përbashkëta në arsimin e lartë.

Bajrami, e ka njoftuar delegacionin amerikan me gjendjen në arsimin e lartë dhe fushat e mundshme të bashkëpunimit, sipas Marrëveshjes së nënshkruar paraprakisht.

Përfaqësuesit e delegacionit nga Universiteti “James Medison” gjatë vizitës do të takohen me të gjithë përfaqësuesit e universiteteve publike në Kosovë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare të cilat veprojnë në Kosovë.

Vizita i paraprinë organizmit të konferencës për arsimin e lartë në Kosovë, e cila do të mbahet në qershor, konferencë kjo e cila do të organizohet për nder të vizitës së presidentit JMU- së, John Alger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat