Të dielën nis Student Festi

Kosova

Të dielën nis Student Festi

Më: 12 maj 2017 Në ora: 12:55
Ilustrim

Edicioni i parë i Student Festit, festivalit të muzikës klasike të studentëve të Departamentit të Muzikës pranë Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinë, do të fillojë të dielën dhe do të zgjasë deri më 19 maj.

Hapja solemne e këtij festivali do të bëhet të dielën, në sallën Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, duke filluar nga ora 20:00.

Festivali do të zgjasë deri më 19 maj dhe gjatë këtyre ditëve publiku do të ketë mundësi të ndjekë vepra të shumta të ndryshme, të realizuara nga studentët e talentuar të muzikës, të përgatitura me mbështetjen e profesorëve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat