Dragash: Arrestohet zëvendëskomandanti i Policisë, suspendohet komandanti

Kosova

Dragash: Arrestohet zëvendëskomandanti i Policisë, suspendohet komandanti

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 15:35
Ilustrim

Zëvendëskomandanti i Stacionit të Policisë në Dragash, Elami Seferi është arrestuar të premten mbrëma me dyshimin se ka kryer vepër penale “keqpërdorim i detyrës ose autoritetit zyrtar”.

Të njëjtit me vendim të Prokurorit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Inspektoriatit Policor të Kosovës, Arbër Beka.

Beka ka thënë poashtu se me rekomandim të Inspektoriatit Policor, Policia e ka suspenduar komandantin e stacionit të Dragashit, Shaqir Uka deri në përfundim të të gjitha hetimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat