Avdullah Hoti në Viti: Jemi brezi i Pavarësisë që do ta zhvillojë Kosovën për një të ardhme më të mirë

Kosova

Avdullah Hoti në Viti: Jemi brezi i Pavarësisë që do ta zhvillojë Kosovën për një të ardhme më të mirë

Nga: Aziz Zuka Më: 7 qershor 2017 Në ora: 18:34
Pamje nga tubimi në Viti i LDK-AKR-Alternativa

Në vazhdën e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, në Viti sot një tubim, madhshtor e ka mbajtur LDK-ë përkatësisht Koalicioni parazgjedhor LDK-AKR dhe Alternativa . Në këtë tubim ishte edhe ishte kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR- Alternativa, Avdullah Hoti. Para qindra simpatizantëve dhe përkrahësve në Viti, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR- Alternativa, Avdullah Hoti, ka shpalosur programin e ri qeverisës , nëse do të jenë fitues të zgjedhjeve të 11 Qershorit.

Duke iu drejtuar masës së tubuar në platon e Shtëpisë së Kuylturës në Viti Avdullah Hoti pos tjerash tha: “Ne jemi Brezi i Pavarësisë, i cili do ta zhvillojë Kosovën për qytetarët e saj dhe do të krijoj një të ardhme më të mirë për rininë dhe të gjitha shtresat e shoqërisë. Pas 11 Qershorit, me LDK-në në krye, shteti do të qeveriset drejt, mirë dhe ndershëm”, ka thënë Hoti, derisa ka kritikua ata të koalicionit të natës.

“Ne do ta rrisim buxhetin. Ne mund të prodhojmë zhvillim ekonomik në Kosovë”, thai ai. E Kryetari i Vitisë dhe kryetari i LDK-së, Sokol Haliti, ka thënë se Vitia është e vendosur për fitoren e madhe, si në kohën e Rugovë Vitia ishte qyteti ku u ndal sot për fushatën zgjedhore kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR- Alternativa, Avdullah Hoti. Ai u prit nga simpatizantë të shumtë, të cilët i konfirmuan mbështetjen për kryeministër vendi.

Para qindra simpatizantëve dhe përkrahësve në Viti, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR- Alternativa, Avdullah Hoti, ka shpalosur programin e ri qeverisës , nëse do të jenë fitues të zgjedhjeve të 11 Qershorit.

“Ne jemi Brezi i Pavarësisë, i cili do ta zhvillojë Kosovën për qytetarët e saj dhe do të krijoj një të ardhme më të mirë për rininë dhe të gjitha shtresat e shoqërisë. Pas 11 Qershorit, me LDK-në në krye, shteti do të qeveriset drejt, mirë dhe ndershëm”, ka thënë Hoti, derisa ka kritikua ata të koalicionit të natës. “Ne do ta rrisim buxhetin. Ne mund të prodhojmë zhvillim ekonomik në Kosovë”, thai ai.

Kryetari i Vitisë dhe kryetari i LDK-së, Sokol Haliti, ka thënë se Vitia është e vendosur për fitoren e madhe, si në kohën e Rugovës .Kurse ish-kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke lavdëruar partnerët e koalicionit, ka thënë se kanë bashkuar forcat me AKR-në dhe Alternativën për perspektivën e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Edhe në këtë tubim të madh elektoral në Viti, u tha se ky koalicion LDK- AKR-Alternativa, është oferta e vetme që garanton model të qeverisjes së mirë, zhvillim ekonomik, vende pune, arsim e shëndetësi cilësore, çfarë e meriton Kosova.

Fjalë rasti mbajtën edhe kryetarët e partive tjera, Behgjet Pacolli i AKR- së dhe kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi, të cilët ftuan qytetarët të votojnë ata, ndërkohë u shprehën të bindur se ky koalicion do triumfojnë në zgjedhjet e 11 qershorit. Në këtë tubim u prezantua edhe Kandidati i vetëm nga Vitia Faruk Nura, i cili mori mbështetjen nga elektorati vitias. Ai i ka premtuar elektoratit vitias se do t’i përfaqësoj sa më denjësisht në Parlament dhe do të jetë afër qytetarëve dhe nevojave të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat