Lipjan: Një grua goditet me veturë në ambientet e qendrës së votimit

Kosova

Lipjan: Një grua goditet me veturë në ambientet e qendrës së votimit

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 11:26
Lipjan

Në komunën e Lipjanit raportohet se një grua është goditur me veturë, teksa gjendej në ambientet e një qendre votimi të këtij qyteti.

Por, ndonëse qytetarja është parë të ketë pësuar disa lëndime, ngasësi i veturës raportohet se është larguar në drejtim të panjohur, derisa policia e Kosovës ka thënë se ende nuk duhet saktë se çfarë ka ndodhur me këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat