Në komunën e Vitisë, 31 qendra votimi me 65 vendvotime

Kosova

Në komunën e Vitisë, 31 qendra votimi me 65 vendvotime

Nga: Aziz Zuka Më: 11 qershor 2017 Në ora: 14:49
Ilustrim

Në  komunën e Vitisë, procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare ka fiolluar me kohë.Të gjitha  qendrat e votimit në këtë komunë janë hapur me kohë dhe pa snjë problem.Votimi ka nisë në ora 8 dhe do të përfundon gjithashtu në ora 20,00.

Sipas KKZ, me kohë janë hapur të gjitha qendrat e votimit dhe procesi zgjedhor deri më tani po vazhdon si i rregullt. Sipas raporteve të para nga  Komisioni  Komunal i Zgjedhjeve deri në ora 12 :00 në komunën e Vitisë, kanë votuar sipas KKZ gjithsej  3.128 qytetarë apo 12  rreth 12 përqind  nga 48 mijë e 700 e 56 votues të regjistruar.

Ndërsa në Komunë e Vitisë, njoftohet  se për këtë zgjedhje  janë hapur 31 qendra të votimit me gjithsej 65 vendvotime. Duke u mbështetur nga informacionet nga qendrat e votimit , procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat