Gjermania jep 50 mijë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Kosova

Gjermania jep 50 mijë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 15:12
Donacioni iu dorëzua sot FSK-së nga zëvendësambasadorja e Gjermanisë në Prishtinë Christina Gehlsen.

Shteti gjerman jep një donacion për FSK-në në vlerë 50 mijë euro.

Donacioni iu dorëzua sot FSK-së nga zëvendësambasadorja e Gjermanisë në Prishtinë Christina Gehlsen.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit Gjerman u bë në Brigadën e Mbështetjes Operacionale (BMO) të  kazermës “Adem  Jashari” në Prishtinë, ku ishin të pranishëm drejtori i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Zymer Halimi.

Halimi, në emër të FSK-së ka falënderuar zëvendës ambasadoren Gehlsen për mbështetjen dhe ndihmat e vazhdueshme që Qeveria e Gjermanisë po jep për FSK-në.

“Falënderojmë shtetin gjerman për kontributin qe është duke e dhënë në vazhdimësi në fushën e logjistikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ne do vazhdojmë më trajnime të ndryshme, me qëllim të ngritjes dhe aftësimit të pjesëtarëve tanë. Të gjitha këto pajisje më se të nevojshme për ne, të dhuruara sot nga shteti Gjerman, do  t’i fusim në përdorim ”.

E kënaqur nga realizimi i këtij donacioni u shpreh edhe zëvendës ambasadorja Chrisitna  Gehlsen e cila pos tjerash tha se ky donacion është vazhdimësi e donacionit të mëhershëm të automjeteve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe këto vegla do ju mundësojnë që automjetet të jenë sa më funksionale.

Dhurimi i këtij donacioni të sotëm dhe donacioneve të mëhershme për Forcën e Sigurisë së Kosovës është rezultat i një bashkëpunimi mjaft të mirë në mes të këtyre dy shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat