Breshëri shkaktoi dëme të mëdha në disa fshatra të Vitisë

Kosova

Breshëri shkaktoi dëme të mëdha në disa fshatra të Vitisë

Nga: Aziz Zuka Më: 16 qershor 2017 Në ora: 18:53
Pamje nga dëmet e shkaktuara nga bresheri në Sllatinë të Ulët të Vitisë

Reshje të jashtëzakonshme të breshëritë dhe shiut që goditën në orët e pasditës së djeshme fshatrat e Vitisë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore në fshatinë Sllatinë të Vitisë me rrethinë, njofton

Sipërfaqet me misër e patete e prodhimet tjera, nuk e përballuan dot breshërin që i goditi e u shkatërruan po thuajse tërësisht.

Fermerit Xhymshyt Frangu, nga Sllatina e Vitisë, i janë dëmtuar të gjitha prodhimet bujqësore në oborrin e tij, sipërfaqet e kultivuara me patate, grurë, misër dhe mjedër.

E fermeri tjetër që ka pësuar pas reshjeve të djeshme, Burim Ymeri, thotë se prej vitesh, nuk kishin parë një breshër me përmasa të tilla. Ky fermer humbi brenda pak minutash, gjithçka që do të merrte nga puna e tij e një viti, sidomosë grurin ku kishte të mbjella shumë hektarë.

E Drejtuesit e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Vitisë, pas reshjeve, kanë vizituar fshatrat e prekura për të vlerësuar situatën e përgjithshme, sa i përket dëmeve në sektorin e Bujqësisë në këtë komunë. Sipas tyre, komuna nuk ka mjete për kompensim, edhe pse tanimë është formuar komisioni për vlerësimin e dëmeve për të ju drejtuar më pas për kompensim tek Ministria e Bujqësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat