Shkolla Finlandeze vjen në Kosovë nga shtatori i vitit të ardhshëm

Kosova

Shkolla Finlandeze vjen në Kosovë nga shtatori i vitit të ardhshëm

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 20:04
Alejtin Berisha

Në Kosovë qysh nga shtatori i vitit të ardhshëm do të hap dyert për nxënësit e ciklit parashkollor, fillor dhe të mesëm Shkolla Finlandeze, shkollë e cila do të vijë me staf ndërkombëtarë dhe me program të fokusuar në kreativitet, zgjedhje të problemeve dhe mësim përmes lojërave.

Sistemi finlandez, përveç lëndëve bazë,  do t’u mundësojë nxënësve të programojnë dhe të mësojnë robotikën që nga mosha tre vjeçare. Teknologjia është gur themel i sistemit të Shkollës Finlandeze në Kosovë, duke iu mundësuar nxënësve aftësimin dhe mësimnxënien përmes lojërave dhe teknologjisë.

Gjithashtu fëmijët angazhohen në aktivitete dhe klube brenda shkollës, që përfshijnë artin (muzikë, pikturë, këndim, aktrim), sportin, punë dore, mësime nga kuzhina dhe socializmi përmes aktiviteteve në ambiente të hapura.

Themeluesi i Shkollës Finlandeze në Kosovë, Alejtin Berisha tha se për çdo prind i cili dëshiron kualitetin më të lartë të edukimit për fëmijët e tij Shkolla Finlandeze e Kosovës i ofron një ekosistem që i rritë fëmijët, duke nxjerr më të mirën nga ta, për të rritur kreativitetin e tyre dhe duke ofruar mundësinë që ata të socializohen.

Ai tha se hapësira në kampus, aktivitetet si dhe veçanërisht miniqyteti përbrenda kampusit “Helpri City” mundësojnë mësimin praktik të njohurive udhëheqëse, menaxhuese dhe nxitë shpirtin krijues të fëmijëve.

Për më tepër Berisha tha se me hapjen e kësaj shkolle, synojnë të ndryshojnë sistemin arsimor në Kosovë.

Berisha: Me hapjen e kësaj shkolle po shpresojmë të ndryshojmë sistemin arsimor

“Një vit e gjysmë kemi punuar shumë që të sjellim lajmin e mirë, po besoj lajmin shumë të mirë për Kosovën, hapjen e Shkollës Finlandeze, në të cilën po shpresojmë që kemi me ndryshua një herë e përgjithmonë sistemin e arsimit në Kosovë, duke krijuar një model të ri, ku nxënësi është definitivisht në qendër dhe ku nxënësi mezi nuk pret me u ngrit në mëngjes për të shkuar në shkollë. Në një shkollë ku nxënësi ka qejf me kalua kohë dhe duke u kënaqur mëson shumë”, tha ai.

Berisha tha se po vendosin themelet e një iniciative të re të Shkollës Finlandeze në Kosovë, e cila do të jetë e para, pasi tjera do të pasojnë në Kosovë.

Berisha: Shkolla Finlandeze është e para në Kosovë

“Në këto 16 vjet përvojë, kemi mësuar shumë nga kjo fushë, kemi bërë edhe gabime kohë pas kohe, po besoj që të gjitha këto mësime 16 vjeçare së bashku me partnerët tanë shumë të rëndësishëm, me organizatat kryesore të edukimit në Finlandë, po i vendosim themelet e një iniciative të re, të Shkollës Finlandeze në Kosovë, e cila do të jetë e para e shumë tjerave që do të pasojnë në Kosovë, por edhe nëpër botë”, tha ai.

Po ashtu, ai bëri të ditur se kjo shkollë do të hap dyert për nxënës në shtator të vitit të ardhshëm.

Kurse, Kaija-Leena Salovaara drejtoreshë e Shkollës Finlandeze në Kosovë, theksoi nevojën e menjëhershme të transformimit të sistemit të edukimit në Kosovë. Ndër të tjera ajo theksoi nevojën për një shkollë ku fëmijët janë në fokus dhe ku mësimi është kënaqësi.

“Shkolla Finlandeze i vendos fëmijët në qendër të vëmendjes dhe duke i kuptuar nevojat e tyre ajo formon kurikulat dhe plan programet. Fëmijët janë të shmangur nga streset dhe ata mësojnë në çdo kohë gjatë qëndrimit në kampus, madje edhe kur luajnë”, tha ajo.

Ndërsa, Pertti Reponen drejtor ekzekutiv në TeacherGaming.com njëherë edhe përgjegjës për zhvillimin e lojërave që fëmijët do t’i përdorin gjatë procesit mësimorë në Shkollën Finlandeze, shpalosi detajet se si po krijohet shkolla më e avancuar me teknologji ne Ballkan.

Sipas tij, lojërat si pjesë e mësim nxënies mundësojnë që fëmijët të mësojnë njohuritë bazë përderisa ata luajnë. “Sistemi i lojërave të kontrolluara nga prindërit dhe mësimdhënësit ju mundëson gjithashtu monitorimin e performances së fëmijëve”, tha Reponen.

Shkolla Finlandeze e Kosovës ofron kampusin e parë të dizajnuar për t’i integruar mjedisin shoqëror, artin dhe teknologjinë së bashku.  Çdo kat i kampusit ka hapësirë të destinuar ku nxënësit kanë mundësi të kalojnë kohën duke u socializuar dhe duke u relaksuar me bashkëmoshatarët e tyre. Mësimi në kampusin tonë ndodh kudo, në klasë, në laborator, korridore dhe në oborr. Siç premtuan, në Shkollën Finlandeze mësimi është kënaqësi për fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat