Zyrtarët komunal takojnë pronarët e autokombajnave për përgatitjet e korrje shirjeve

Kosova

Zyrtarët komunal takojnë pronarët e autokombajnave për përgatitjet e korrje shirjeve

Nga: Aziz Zuka Më: 23 qershor 2017 Në ora: 16:11
Takimi me autokomnajner në Viti

Në fillim të fushatës së korrje-shirjës së grurit në komunën e Vitisë e me qëllim që kjo fushatë të shkoi si është më së miri, Drejtoria për Bujqëtsi e komunës së Vitisë, ka zhvilluar sot një takim me pronarët e Autokombajnave me të cilët ka biseduar rreth ecurisë së përgatitjeve për fushatën e korrje shirjeve në këtë komunë.

Në ketë takim mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës Hasan Aliu, i cili i përshëndeti të pranishmit duke vlerësuar punën me aq përgjegjësi që ata kryejnë, në sigurimin e bukës për qytetarët e komunës së Vitisë. dërsa drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, i njoftoi autokombajnerët me çmimin të cilin këtë vit e rekomandon Ministria e Bujqësisë në nivel të Kosovës, i cili do të jet 100 euro për hektar.

Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për dëmet që janë shkaktuar nga breshëri në kulturën e grurit, ku ka dëmtuar në masë këtë kulturë që do të ndikojë dukshëm edhe në ulje të rendimentit.

Udhëheqësit komunal i kanë kërkuar autokombajnerëve që të bëjnë përgatitjet e duhura, e sidomos të jenë sa më të përgatitur në aspektin teknik të autokombajnave.Sipas të gjitha parashikimve sivjet kjo fushatë në këtë komunë do të nis pak me vonesë si pasojë e motit që kishte marrë me shira dhe pjekja e grurit  do të vonojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat