Tërnava: Jemi të obliguar të forcojmë paqen

Kosova

Tërnava: Jemi të obliguar të forcojmë paqen

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 11:33
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava

(E plotësuar) - Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka uruar gjithë besimtarët mysliman me rastin e Festës së Fitër Bajramit. Me këtë rast, myftiu Tërnava iu ka adresuar qytetarëve të Kosovës, duke kërkuar nga ta që në këtë ditë të bekuar të jenë më solidar, human dhe t’i ndihmojnë jetimët dhe skamnorët.

Kreu i BIK-ut thekoi se Festa e Fitër Bajramit, largon njerëzit nga punët e liga, xhelozia, si dhe ofron familjet me fqinjët, shoqërinë dhe i bënë njerëzit më human e solidar.  

Tërnava: Fitër Bajrami e bënë njeriun human dhe e largon nga punët e liga

“Festa e Fitër Bajramit e rikthen njeriut të krijuesi i gjithësisë, e ofron me familjen, me fqinjët, e me shoqërinë, e bënë më të ndjeshëm, më human, e më solidar, pra e edukon, udhëzon e fisnikëron, duke larguar nga punët e liga, pastaj nga urrejtja, xhelozia, smira e egoizmi. Gjatë festës së Fitër Bajramit nëpër familjet tona përhapim ndjenjën e vëllazërisë, mirësisë e dashurisë me njëri tjetrin, të kemi shëndet, harmoni e lumturi. Urimet me njëri tjetrin, vizitat nëpër familjet tona, janë tradita që duhet ndjekur për të shprehë vëllazërinë, bujarinë e sinqeritetin me njeri tjetrin, për të uruar dhe gëzuar kësaj feste kaq të rëndësishme”, tha Tërnava.

Tërnava shtoi se misioni primar i fesë islame është të hapë shtigjet e lumturisë për njerëzimin, prandaj janë të obliguar që me punët e tyre të forcojnë paqen dhe të qëndrojnë larg dhunës, gjakderdhjeve dhe konflikteve.

Tërnava: Misioni primar i fesë islame është hapja e shtigjeve të lumturisë

“Me punët tona të përditshme jemi të obliguar të forcojmë paqen, mirëqenien, dashurinë, respektin e solidaritetin mes njerëzve, larg dhunës, konflikteve, gjakderdhjeve e ekstremeve të ndryshme. Misioni ynë në këtë botë është të hapim shtigjet e lumutrisë për njerëzimin, ky është misioni primar i fesë islame. Ju ftoj që sa më shumë të kujtoni krijuesin, adhuroni vetëm atë, të jeni sa më solidarë. Ndihmoni jetimët, skamnorët, njerëzit në nevojë dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tuaj. Sofra e Bajramit është simbol i cili bashkon dhe ofron familjet mes vete, shton respektin e nderin mes besimtarëve”, u shpreh myftiu i Kosovës”, ka thënë ai.

Kreu i BIK-ut, shtoi se Festa e Fitër Bajramit vjen pas një sakrifice të madhe, prandaj besimtarët me të drejtë festojnë dhe gëzohen për shpërblim nga i madhi zot.

***

Tërnava: Festa e Bajramit të përhap ndjenjën e dashurisë mes njeri-tjetrit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava në një adresim me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe kremtimit të festës së Fitër – Bajramit, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë solidaritet mes vete.

Ai tha se festa e Fitër Bajramit vije pas një sakrifice për të cilën qytetarët me të drejtë festojnë.

Tërnava theksoi se sofra e Bajramit që bashkon të gjithë, e ofron njeriun pranë krijuesit, me familjen, me fqinjët dhe e bënë më solidar, me human dhe e largon nga punët e liga.

Ai ka ftuar qytetarët që festa e Bajramit të përhap ndjenjën e vëllazërisë, mirësisë e dashurisë mes njeri tjetrit.

Urimi i Myftiut të Kosovës Naim  Tërnava me rastin e Fitër - Bajramit

Të nderuar vëllezër dhe motra!

Sonte  përfundon muaji i Ramazanit gjatë të cilit besimtarët me bindje, përkushtim e devocion agjëruan për hir të  krijuesit të madhuar Zotit fuqiplotë.

Nesër në vendin tonë  si gjithkund në botë festojmë Fitër - Bajramin, ndaj me këtë rast, kam kënaqësinë që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës të institucioneve të saja  dhe në emrin tim personal, t’i përgëzoj të  gjithë besimtarët për këtë festë të veçantë, duke lutur Allahun xh.sh. që të na ketë pranuar agjërimin, lutjet ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji.

Pas një muaji agjërim, ku shprehem bindjen e përkushtimin ndaj Zotit, nesër para agimit besimtarët do të jenë fillimisht në xhami, të gëzuar e të motivuar si asnjëherë më parë, për ta kurorëzuar përfundimin e  agjërimit fillimisht me faljen e namazit të Bajramit, e për të vazhduar festën me familje, farefis e shoqëri  të bashkuar më përgëzime e urime.

Festa e Fitër-Bajramit vjen pas një sakrifice të madhe, andaj me të drejt besimtarët festojnë, gëzohen e janë të lumtur  sepse janë të bindur në shpërblim nga i Madhi Zot.

Festa e Fitër - Bajramit ngërthen në vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj Krijuesit të gjithësisë, të cilin besimtarët me të madhe e shprehën edhe gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit. Gjatë muajit të Ramazanit përveç agjërimit na bashkoi adhurimi ndaj Zotit, bamirësia, mirëkuptimi, zeqati e sadakaja, si dhe solidariteti dhe përkujdesja ndaj të varfërve, ndaj nesër krenarë e ballëhapur e festojmë Fitër-Bajramin.

Të nderuar besimtarë!

Festa e Fitër-Bajramit e rikthen njeriun te Krijuesi i gjithësisë, e afron me familjen, me fqinjët, e me shoqërinë, e bënë më të ndjeshëm, më human, e më solidar, pra e edukon, udhëzon e fisnikëron, duke  e larguar nga punët e liga, pastaj  nga urrejtja, xhelozia,  smira e egoizmi.

Gjatë festës së Fitër-Bajramit nëpër familjet tona të përhapim ndjenjën e vëllazërisë, mirësisë e dashurisë me njëri tjetrin, të kemi shëndet, harmoni e lumturi. Urimet me njëri tjetrin, vizitat nëpër familjet tona, janë tradita që duhet ndjekur për të shprehë vëllazërinë, bujarinë e sinqeritetin me njeri tjetrin, për të uruar dhe gëzuar kësaj feste kaq të rëndësishme.

Vëllezër të dashur!

Me punët tona të përditshme jemi të obliguar  të forcojmë  paqen, mirëqenien, dashurinë, respektin e solidaritetin mes njerëzve, larg dhunës, konflikteve, gjakderdhjeve e ekstremeve të ndryshme. Misioni ynë në këtë botë është të hapim shtigjet e lumturisë për njerëzimin -  ky është  misioni primar i fesë islame.

Ju ftoi që sa më shumë të kujtoni Krijuesin, adhuroni vetëm Atë, të jeni sa më solidarë. Ndihmoni jetimët, skamnorët, njerëzit në nevojë dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tuaj. Sofra e Bajramit është simbol, i cili bashkon dhe ofron familjet mes vete, shton respektin e nderin mes besimtarëve..

Në fund më lejoni t'ua urojë festen e Fitër-Bajramit të gjithë vëllezërve dhe motrave tona, në Kosovë, brenda trojeve tona  si dhe mërgatës kudo që ata gjenden nëpër botë.

E lus Allahun xh. sh. që t’i mëshiroi të gjithë ata që jetën e tyre ia falën Zotit për fenë dhe atdheun e tyre.

Me fat ju qoftë festa e Fitër - Bajramit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat