Nesër hapet Shkolla Verore e BE-së

Kosova

Nesër hapet Shkolla Verore e BE-së

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 22:35
Universiteti Prishtinës

Çështjet e BE-së, ekonomia dhe politika në kuadër të agjendës së BE-së, zbatimi i MSA-së dhe marrëdhëniet BE-Kosovë në përgjithësi do të jenë në qendër të programit pesë-ditor interaktiv Shkolla Verore e BE-së.

Ngjarja është organizuar bashkërisht nga projekti “Young Cell Scheme” i financuar nga BE-ja dhe “European Young Cells Alumni” (EYKA) me mbështetjen akademike dhe logjistike të Universitetit të Prishtinës në periudhën nga 3 deri më 7 korrik 2017.

Shkolla Verore e BE-së  hapet nesër duke filluar nga ora 10:00 në ambientet e Fakultetit Filologjik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat