Kurti takoi ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq

Kosova

Kurti takoi ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 19:25
I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti dhe nënkryetari, Dardan Sejdiu, takuan sot Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti dhe nënkryetari, Dardan Sejdiu, takuan sot Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Në një komunikatë të Vetëvendosjes thuhet se gjatë këtij takimi u dsikutua rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit dhe mbi oraret kushtetuese të formimit të koalicioneve qeverisëse, me ç'rast Kurti e Sejdiu folën mbi 40 masat konkrete për konsolidimin e zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe shprehën gatishmërinë e Vetëvendosjes për të drejtuar qeverinë.

“Këto 40 prioritete që burojnë nga Alternativa qeverisëse mbi Shtetin e së Drejtës, Shtetin Zhvillimor dhe Shtetin Social, u prezantuan si projekti me të cilin Lëvizja Vetëvendosje synon ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik e social të tij, përmes qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti”. 

Ambasadorja kroate, Kapitanoviq, shprehu mbështetjen e saj dhe të shtetit kroat për vendin tonë, si dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes Kosovës e Kroacisë. Po ashtu, u shpalosën qëndrimet e Vetëvendosjes mbi dialogun dhe tema të tjera, ku u diskutua veçanërisht rëndësia e angazhimit të përbashkët për të mundësuar avancimin e Kosovës në integrimet evropian dhe bashkëpunimin për NATO-n. Gjithashtu, u veçua edhe roli i mërgatës në ekonominë vendore me përvoja të përbashkëta të Kosovës e Kroacisë në këtë fushë. 

Në fund, nga të dyja palët pati dakordim për të vazhduar komunikimin, për takime të tjera në të ardhmen e për thellim të bashkëpunimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat