Takimet DiasporaFlet nëpër Kosovë

Kosova

Takimet DiasporaFlet nëpër Kosovë

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 10:53
Ilustrim

Organizata jo-qeveritare Germin do të organizojë 10 takime në mes të rinjve të komunave të ndryshme të Kosovës dhe mërgimtarëve tanë, të cilat kanë për qëllim të motivojnë profesionistët e rinj ke Kosovës që të jenë pjesë e rrugëtimit të ndryshimeve në vendin tonë.

Po ashtu, përmes këtyre bashkëbisedimeve Germin synon të ngritë vetëdijen dhe spektrin e dijes te të rinjtë nga ekspertët e diasporës, duke diskutuar tema t? ndryshme si: tema e edukimit, teknologjisë, biznesit, shkencës, mjekësisë, kulturës etj.

Edicioni i parë i këtyre takimeve do të mbahet sot në orën 18:00 në Suharekë, Fellbach Haus. Për të ndarë me ne përvojën e tyre dhe për të diskutuar rreth përfshirjes së diasporës në ndërtimin e një të ardhme të përbashkët, folësit e takimit janë Ganimet Bajraktari nga Austria dhe Orhidea Rama nga Kamboxhia.

Ganimetja dhe Orhidea do të ndajnë me të rinjtë e Suharekës rrugëtimin dhe eksperiencat e tyre për të arritur aty ku janë dhe do të flasin më shumë për rëndësinë e rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë nga diaspora dhe atyre në Kosovë dhe ndryshimeve shoqërore që ky rrjetëzim mund të sjellë.

Takimet tjera do të mbahen gjatë muajit korrik dhe gusht në këto qytete: Gjilan, Kamenicë, Prizren, Pejë, Junik, Mitrovicë, Ferizaj dhe Prishtinë.

Ndryshe, diaspora shqiptare sot përbën grupin social më të madhin në Kosovë. Duke filluar nga vitet e ’60-ta, diaspora ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e Kosovës me ndihma financiare, sociale, politike e kulturore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat