Nis fushata e korrje-shirjeve në Skenderaj

Kosova

Nis fushata e korrje-shirjeve në Skenderaj

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 14:36
Ilustrim

Fushata e korrje-shirjeve edhe këtë vit ka filluar me kohë në komunën e Skenderajt pas përgatitjeve që kanë bërë fermerët, institucionet kompetente komunale si dhe autokombajnerët.

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Skenderajt Musa Lushtaku ka deklaruar se fushata e korrje-shirjeve në territorin e Komunës së Skenderajt tashmë ka filluar. Sipas tij sipërfaqe të mbjella në Skenderaj janë rreth 6 500 hektarë dhe në dispoicion për fermerët janë 97 autokombajna, të cilat tashmë kanë filluar korrjen e sipërfaqeve të mbjella.

Ai po ashtu tha se kjo komunë me kohë ka formuar Shtabin për korrje-shirje, i cili po bashkëpunon me fermerët dhe me autokombajnerët që procesi të shkojë sa më mirë dhe gjithashtu po monitorohet punë që po bëhet në terren.

Në bazë të të dhënave të para rendimentet e grurit këtë vit do të jenë nga 3.5 – 5 tonë për një hektar, varësisht nga cilësia e sipërfaqeve të mbjella, kushtet metorolgjike dhe kujdesi i fermerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat