Digjet vetura e ish kryetarit të komunës së Zveçanit

Kosova

Digjet vetura e ish kryetarit të komunës së Zveçanit

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 10:27
Pamje nga vetura e djegur

Vetura Automjeti ‘Opel Astra’, pronë e ish kryetarit të komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, është djegur sot rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se automjeti dyshohet të jetë djegur qëllimisht nga persona të panjohur derisa ishte i parkuar në parkingun e restorantit ‘M’ në Zveçan, ndërsa si pasojë e flakëve është dëmtuar edhe një automjet tjetër ‘Audi 80’ që ishte i parkuar aty afër.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë në veri Besim Hoti.

Sipas tij deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për këtë rast dhe se Policia është duke punuar nëse është zjarrvënie apo diçka tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat