Nuk ka vend për Drenicën në Qeverinë Haradinaj, asnjë ministër nga ky rajon

Kosova

Nuk ka vend për Drenicën në Qeverinë Haradinaj, asnjë ministër nga ky rajon

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 13:13
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Qeveria e Kosovës me në krye Ramush Haradinajn, e cila pritet të votohet sot në ora 16:00, nuk do të ketë asnjë ministër nga Drenica.

Drenica e votoj masivisht koalicionin PAN, mirëpo drejtuesit e PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s nuk kanë publikuar asnjë emër ministri që vjen nga ky rajon.

Për dallim prej partive tjera, të cilat marrin shumë pak vota në Drenas dhe Skenderaj, që edhe nuk kanë emëruar tradicionalisht ministra nga kjo trevë, kësaj radhe ka çuditur PDK-ja.

Edhe pse PDK e drejtuar nga Kadri Veseli merr shumicën absolute të votave në Drenicë, duket se për të nuk është e mjaftueshme që ta zgjedh të paktën një ministër nga ajo trevë.

Në Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa, Drenica përfaqësohej vetëm me Ferat Shalën që është ng Drenasi,  cili në krye të kësaj detyre kishte ardhur shumë vonë, për shkak të dorëheqjes së Ferid Aganit.

Për dallim nga Drenasi, percjell Veriu, Skenderaj po mbetet në dy mandate rresht pa përfaqësim në nivel të ministrave në Qeveri, pasi që as në Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa nuk kishte asnjë ministër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat