FSK-së i dhurohen pajisjet e komunikimit më të sofistikuara në botë

Kosova

FSK-së i dhurohen pajisjet e komunikimit më të sofistikuara në botë

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 20:03
Donacioni është koordinuar nga Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes (ODC) si pjesë e Programit të Financimit të Huaj (FMN) të Departamentit të Shtetit (DOS) në Kosovë.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar sot pajisje të komunikimit nga “Charge d`Affairs Hylan”. Kështu ka bërë me dije Ambasada e SHBA-së në Prishtinë përmes një njoftimi.

“Kjo teknologji është ndër më të sofistikuarit në botë dhe do t'i mundësojë FSK-së të kryejë më mirë mandatin e saj në mbështetje të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Donacioni është koordinuar nga Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes (ODC) si pjesë e Programit të Financimit të Huaj (FMN) të Departamentit të Shtetit (DOS) në Kosovë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat