Tetori, muaji ndërkombëtar i kancerit të gjirit

Kosova

Tetori, muaji ndërkombëtar i kancerit të gjirit

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 19:02
Ilustrim

Në kuadër të Tetorit - Muaj Ndërkombëtar i Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, SHOK “Shoqata e Onkologëve të Kosovës“ dhe Shoqata “JETA/VITA”, organizojmë punëtori, ligjërata, takime me gra dhe një sërë aktivitetesh tjera nëpër komunat e Kosovës.

Tetori  “Roze 2017”  këtë vit do të fokusohet nëpër komuna më të vogla sipas këtij orari:   Vitia 5 Tetor, Dragashi 10 tetor, Kaqaniku 12 tetor, Suhareka 13 tetor, Klina 18 tetor, ndërsa takimi me femrat e Policisë së Kosovës dhe Vushtrria 30 tetor.

Me këtë rast, pjesëmarrëset do të kenë rast të dëgjojnë nga mjekët profesionistë se si bëhet diagnostikimi dhe trajtimi i kancerit të gjirit, shpërndarja e broshurave informuese për këtë sëmundje ,biseda interaktive si dhe disa qendra kane planifikuar edhe “marsh(ecje) vetëdijësuese nëpër qytet”. Në fund të muajit në Prishtinë organizohet manifestimi tradicional informativo- kulturor  nga  “Jeta/Vita”  dhe Ecja vetëdijësuese me moto: "ZBULIMI I HERSHËM - MBIJETESË"

Si dhe një vit me parë, Ministria e Shëndetësisë, gjate tere muajit Tetor, do te krijoje mundësi shtesë (trajtim me prioritet) për ekzaminime dhe procedura tjera diagnostike rreth kancerit të gjirit në institucionet publike, duke mbështetur iniciativën e QKLKGJ JETA/VITA & SHOK, për hulumtime me përparësi të grave në institucionet shëndetësore për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Aktivitetet  nëpër komuna dhe Manifestimin informativo- kulturor  do të zhvillohet me moto: Zbulimi i hershëm -mbijetesë, pas të cilit fillon ECJA tradicionale, që sivjet mbahet për herë të dhjetë ne fund të muajit , para Teatrit Kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat