Dy kryetarët e komunave fqinje Sokol Haliti e Lutfi Haziri vizituan fabrikën “Vitex” në Viti

Kosova

Dy kryetarët e komunave fqinje Sokol Haliti e Lutfi Haziri vizituan fabrikën “Vitex” në Viti

Nga: Aziz Zuka Më: 13 tetor 2017 Në ora: 17:12
Pamje nga vizita fabrikës “Vitex” në Viti

Dy kryetarët aktual të komunave të Anamoravës, ai i Vitisë Sokol Haliti  dhe ai i Gjilanit, Lutfi Haziri të cilët kandoidojnë edhe për nga një mandate për kryetar të komunave respektive, kanë vizituar sot fabrikën për përpunimin e tekstilit “Vitex” në Viti.

Me këtë rast Haziri e Haliti krahas stafit menaxhues të fabrikës kanë takuar edhe stafin punonjës dhe kanë përcjell procesin e punës.  E duke e vlerësuar lartë punën që është duke u bërë në këtë fabrikë, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, theksoi se udhëheqja e komunave në këtë rajon si prioritet parësor ka përkrahjen e bizneseve të ndryshme.

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti dhe ai i Gjilanit Lutfi Haziri, theksuan se vetëm me investime të tilla mund të arrihet deri tek zhvillimi ekonomik, me çka edhe do të zvogëlohej papunësia në Anamoravë.

Ndryshe, siç kanë njoftuar pronarë të kësaj kompanie, ditë më parë nga kjo fabrikë është nisur një kontigjent I prodhimeve të kësaj fabrike  për eksport  me mbishkrimin “Made in Kosova” cilat janë prodhuar nga kjo fabrikë në territorin e komunës së Vitisë.Ndryshe aktalisht në këtë fabrikë  janë të punësuar rreth 178 punëtore e pritet që pas disa kohesh këtu të gjëjnë punë  rreth 500 puntorë kryesisht femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat