Veprimtari i LDK-së Fetah Rudi, pranon një dhuratë nga bashkëatdhetari

Kosova

Veprimtari i LDK-së Fetah Rudi, pranon një dhuratë nga bashkëatdhetari

Nga: Bota sot Më: 19 tetor 2017 Në ora: 22:13
Pamje nga vizita e Hotit te familja e Rudit

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë Fetah Rudi, ka pritur sot në një vizitë bashkëatdhetarin Mehmet Hoti, që jeton në Zvicër.

Rudi në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar miqtë e tij se Hoti, përveç nderimit me vizitë, atij ia ka dhuruar edhe një veturë, e cila do t’i ndihmojë Rudit për gjendjen e tij shëndetësore, përcjell Bota sot.

Rudi është shprehur falënderues ndaj tij, duke thënë se ndihmat nga bashkëatdhetarët, i japin atij edhe më shumë energji për të punuar edhe më shumë.

Më poshtë shkrimi i plotë: 

Miq te nderuar, sot me nderoi me viziten e tij bashkatdhetari i nderum Mehmet Hoti i cili jeton dhe vepron ne Zvicer. Perveq qe me nderoi me viziten e tij, Mehmeti si dhurate ma sjelli edhe kete veture qe per gjendjen time shendetesore do te me ndihmoje shume e do te ma lehtesoj levizjen. Une i jam shume falenderues e zoti e shperblefte. Faleminderit shume zoteri Hoti. Falenderoj te gjithe bashkatdhetaret qe gjithmone me ndihmojne e nuk me harrojne asnjehere. Kjo me ben me te fort me jep energji qe te vazhdoj dhe mos te ndalem se punuari edhe me shume. Me respekt Fetah Rudi

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat