Komuna e Vitisë dhe organizata “Helvetas- intercotporation” ndanë sot paisje dhe makineri për 234 fermer

Kosova

Komuna e Vitisë dhe organizata “Helvetas- intercotporation” ndanë sot paisje dhe makineri për 234 fermer

Nga: Aziz Zuka Më: 20 tetor 2017 Në ora: 16:38
Foto pamje nga shpërndarja e pasijeve fermerve vitias

234  fermerr vitias kanë përfituar  për   veprimtarinë e tyre  me te cilat merren .Kjo ndihmë erdhi  falë një   projektit  “Aftësitë për Punësim Rural (APR), financuar nga  Organizata  “Helvetas Intercooperation” në bashkëpunim me komunën e Vitisë.Këto paissje –mjete pune   u  janë  shpërndarë sot  fermerve të kësaj komune.

Me këtë rast  kanë përfituar 234 fermerë të cilëve i’u janë dhuruar 84 makina mjelëse për lopë, 20 makina mjelëse për dhi, 30 rezervuare për ujitje për ata që posedojn serra prej 2 ari, 60 gërshërë për krasitje të pemëve, si dhe 40 makina për qethjen e deleve. Në këtë solemnitet të pranim dorëzimit të këtyre mjeteve, ishte edhe zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, i cili ndër të tjerash i ka uruar ata që ky donacion të ndikoj në përmirësim të kushteve, njiherit edhe ka theksuar se Institucionet komunale do të jenë të përkushtuara në investime të tjera në të ardhmen. Aziz Zuka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat