Ja sasia e drogës që Policia e gjeti për një javë afër shkollave

Kosova

Ja sasia e drogës që Policia e gjeti për një javë afër shkollave

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 15:43
Ilustrim

Policia e Kosovës në funksion të zbatimit të Urdhrit Operativ “Stop drogave në shkolla” gjatë periudhës nga 16 tetor e deri më 22 tetor ka realizuar aktivitetet e saj policore si në fushën e parandalimit po ashtu edhe në fushën operacionale.

Sikurse edhe javën e kaluar, në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policor për patrullime rreth shkollave.

 Në fushën operacionale janë kontrolluar persona të cilët kanë  frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.

Sipas planit për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policor nga,  Drejtoritë Rajonale të Policisë, Stacionet Policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

   * Për periudhën raportuese janë realizuar:

-            195  vizita dhe kontakte me personelin e shkollave,

-            418  patrullime rreth shkollave,

-            498  persona të kontrolluar,

-            220 vetura të kontrolluara,

-                8   lokale të kontrolluara,

-              10  ligjërata në shkolla,

-           450  pjesëmarrës, nxënës,

-           500  fletushka,

* Si rezultat i angazhimit të shtuar janë:

-iniciuar 20 raste

-arrestuar  23  persona

Gjithsej janë konfiskuar:

-          Mariuhanë 831.2 gr ( 17.52 gr afër shkollave, 813.68 gr në realizim të planit)

-          Kokainë 1,2 gr

-          Euro 799,60 

Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në teren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 m rreth shkollave si në parqe, rrugë e hapësira të tjera.

Prej 20 rasteve:

-            6 raste brenda oborreve,                                                                                           

-            4 raste afër oborreve   të shkollave,   

-          10 ne perimetrin prej 300m

Prej numrit të përgjithshëm të arrestuarve (23):                                                         

-  12 persona shpërndarës të drogës,

-  11 konsumues.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprave kriminale duke përfshirë edhe të luftës ndaj trafikimit me narkotik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat