Shoqata e pensionistëve të Vitisë nderon me mirënjohje kryetarin Haliti

Kosova

Shoqata e pensionistëve të Vitisë nderon me mirënjohje kryetarin Haliti

Nga: Aziz Zuka Më: 26 tetor 2017 Në ora: 16:50
Pamje nga pritja e përfaqësuesve të shoqatës së pensionistëve të Vitisë nga kryetari Sokol Haliti

Shoqata e pensionistëve të Vitisë  nuk e kanë harruar kontributin dhe mbeshtetjen që u ka dhënë kryetari i Vitisë Sokol Haliti, gjatë mandatit të kaluar. Ata sot  kanë vizitur kryetarin Haliti i cili i ka pritur në kabinetin e tij dhe i kanë ndarë një mirënjoje.

Në një njotim që ka dhënë për medie ZIP- i në Viti thuhet:  “Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pranuar sot nga Shoqata e Pensionistëve të Vitisë, një mirënjohje për siç thanë ata përkrahjen që ka bërë Kryetari Haliti për këtë shoqatë gjatë mandatit të kaluar.

Po ashtu ata i uruan kryetarit Haliti rizgjedhjen e tij për kryetar komune edhe për një mandat, duke potencuar se mbesin me shpresë se qeverisja Haliti do të vazhdojë të përkrahë pensionistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat