Ministri Ismaili në marshin kundër kancerit të gjirit: Nuk jeni vetëm

Kosova

Ministri Ismaili në marshin kundër kancerit të gjirit: Nuk jeni vetëm

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 17:00
Pamje nga marshi

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka marrë pjesë sot në marshin vetëdijësues kundër kancerit të gjirit, "Zbulimi i hershëm-mbijetesë".

Me këtë rast, ministri Ismaili ka folur para grave të cilat tashmë e kane mposhtur këtë sëmundje globale. Ai ka thënë se këto janë disa nga gratë më të fuqishme të vendit tonë të cilat sot japin kurajo.

Më tej, ministri Ismaili është zotuar që Ministria e Shëndetësisë do të jetë gjithmonë në përkrahje të këtyre grave.

Lexoni më poshtë edhe statusin e plotë të ministrit Ismaili:

Në marshin vetëdijesues kundër kancerit të gjirit, me disa nga gratë e fuqishme të vendit tonë – të cilat ia dolën ta mposhtin këtë sëmundje dhe sot japin kurajë. Le t’i mbështesim së bashku të prekurat nga kjo sëmundje dhe le t’u tregojmë se nuk janë vetëm. Kanceri i gjirit nuk zgjedh, por beteja kundër tij mund të fitohet. Nëse hetohet me kohë, 98 për qind e rasteve shërohen. Zbulimi i hershëm është shpëtim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat