Jahjaga: Institucionet le ta bëjnë prioritet luftën kundër kancerit

Kosova

Jahjaga: Institucionet le ta bëjnë prioritet luftën kundër kancerit

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 17:21
Pamje nga marshi

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot në marshimin kundër kancerit të gjirit, ka kërkuar vëmendje për shëndetin dhe zbulimin e hershëm të kancerit

“Institucionet përgjegjëse duhet ta bëjnë prioritet parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje. Lufta me kancerin e gjirit, është përballje e jona e përbashkët! Ngadhnjimi mbi të, është i arritshëm”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Ky është postimi i saj i plotë:

Edhe këtë vit iu bashkova ecjes tradicionale për vetëdijësim ndaj kancerit të gjirit, një sëmundje që mund të prek secilin prej nesh. Së bashku shënuam përpjekjen tonë të vazhdueshme për t’u ndërgjegjësuar rreth rrezikut që kjo sëmundje paraqet për jetën e njeriut–dhe mbi të gjitha, për rëndësinë e kontrolleve të rregullta në zbulimin e saj të hershëm.

Kanceri i gjirit ka shërim, nëse zbulohet me kohë! Prandaj, t’i kushtojmë vëmendjen e duhur shëndetit. T’i nënshtrohemi kontrolleve të rregullta, jo vetëm gjatë këtij muaji, por gjatë tërë jetes.

Si shoqëri dhe si individë, të dëshmojmë kujdesin dhe solidaritetin tonë në përkrahje ndaj më të dashurve tonë të prekur nga kjo sëmundje.Të deshmojmë, se në këtë betëjë të vështirë, ne gjithëmonë do t’u jemi pranë.

Institucionet përgjegjëse duhet ta bëjnë prioritet parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje.

Lufta me kancerin e gjirit, është përballje e jona e përbashkët! Ngadhnjimi mbi të, është i arritshëm!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat