Me veturë të Shtetit te banesa, keqpërdorimet s’ndalen

Kosova

Me veturë të Shtetit te banesa, keqpërdorimet s’ndalen

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 09:58
Një veturë e Shtetit me targa 5Z-118-16 ka qëndruar këtë vikend para banesave në lagjen Mati 1

Veturat e Shtetit të Kosovës historikisht keqpërdoren prej zyrtarëve të Shtetit. Kjo ka ndodhur edhe me veturën e Komisionit të Pavarur për Miniera e Minerale. Një veturë e Shtetit me targa 5Z-118-16 ka qëndruar këtë vikend para banesave në lagjen Mati 1.

Kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, kishte deklaruar se kanë nisur ndëshkimin e personave që po keqpërdorin dhe përdorin veturat për çështje private.

Ende nuk dihet nëse masa  të njëjta do të merren edhe ndaj këtij zyrtari të Shtetit që e merr veturën te banesa private.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat