“Amerika e lumtur të investojë në ardhmërinë e Kosovës”

Kosova

“Amerika e lumtur të investojë në ardhmërinë e Kosovës”

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 10:31
Shkolla

Zëvendës-ndihmës sekretarja amerikane e mbrojtjes, Laura Cooper, vizitoi shkollën fillore “Jeronim De Rada” në Ferizaj. Kjo pas përfundimit të renovimit të kësaj shkolle, donacion nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zyrës për bashkëpunim në mbrojtje pranë Ambasadës Amerikane në Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Cooper tha se Amerika është e lumtur të investojë në ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkaq kryetari në largim i kësaj komune, Muharrem Sfarqa tha se nuk ka projekt më të mirë për të mbyllur mandatin katërvjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat