Serbia reagon pas paralajmërimeve se Kosova bëhet me ushtri në mars

Kosova

Serbia reagon pas paralajmërimeve se Kosova bëhet me ushtri në mars

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 19:18
ilustrim

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se Kosova do ta formojë ushtrinë e saj në mars të 2018.

Vulin ka thënë se kjo dëshirë e Haradinajt është shumë e vjetër, ndërsa sipas tij, e vetmja forcë ushtarake në Kosovë mund të jetë vetëm KFOR-i.

“Duke u bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OBK-së, është e qartë se e vetmja forcë e armatosur në Kosovë mund të jetë KFOR-i, qëndrimi i Republikës së Serbisë nuk do të ndryshojë. Kjo është pozita e Republikës së Serbisë, e Kombeve të Bashkuara dhe më e rëndësishmja e gjithë serbëve në Kosovë”, ka thënë ai.

Ministri serb ka thënë se nuk është e mundur të formohet “asnjë lloj ushtrie e Kosovës”- përveç “me forcë dhe shkelje brutale të së drejtës ndërkombëtare, duke shkelur Rezolutën 1244, duke shkelur brutalisht vullnetin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Formimi i ushtrisë së Kosovës jashtë Rezolutës 1244 do të ishte një problem serioz i sigurisë për të gjithë rajonin…”, ka thënë mes tjerash ai, shkruan Tanjug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat