Betohet Haki Rugova

Kosova

Betohet Haki Rugova

Më: 5 janar 2018 Në ora: 09:12
Haki Rugova

(E plotësuar) - Kryetari i porsazgjedhur Haki Rugova dhe 27 asamblistët e rinj të legjislacionit të VI-të, sot solemnisht kanë dhënë betimin, ashtu siç obligon Ligji mbi Vetëqeverisjen Lokale.

Pas dhënies së betimit, kryetari i komunës Haki Rugova, iu është drejtuar me një fjalë rasti anëtarëve të kuvendit dhe të pranishmëve në sallë, ku ka premtuar se do të angazhohet që të realizojë të gjitha premtimet që iu ka dhënë qytetarëve.

Ai tha se do të punojnë bashkë me qytetarët që Istogu të jetë model i qeverisjes së mirë gjë që është dëshmuar në të kaluarën e më punë do të dëshmohet edhe në të ardhmen.

Në këtë mbledhje solemne, përveç anëtarëve  të zgjedhur të kuvendit të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga MAPL, OSBE, KFOR, media dhe një numër i madh i qytetarëve.

Image

Sot betohet Haki Rugova

Kryetari i ri i Istogut, Haki Rugova do të betohet sot.

Në mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal që mbahet sot do të betohen edhe këshilltarët e rinj.

Haki Rugova u zgjodh kryetar i Istogut pas stërzgjatjes së procesit zgjedhor në tri raunde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat