Fotoja me të cilën aktivistët po shpresojnë pajtimin në VV

Kosova

Fotoja me të cilën aktivistët po shpresojnë pajtimin në VV

Më: 7 janar 2018 Në ora: 00:13
Vetëvendosje

Në Lëvizjen Vetëvendosje, përçarja ka bërë që ndarja të duket e paevitueshme. Por, më të dëshpruarit në këtë mes duket të jenë aktivisëtët e këtij subjekti politik, të cilët kanë besuar verbërisht në liderët e subjektit të tyre politik.

Nëse i lexon komentet në statuset e liderëve të VV të bëra në rrjetet sociale, e shikon se si shumë aktivistë u luten atyre, të thyer në shpirt që të pajtohen, dhe të mos e prishin partinë.

Në shumë nga këto komente shkruhet ‘nuk do të ua falim, na e keni mbytuar shpresën…’.

Tani së fundmi nëpër rrjetet sociale ka filluar të shpërndahet një fotografi e vjetër, ku shihen së bashku disa nga lidershipi kryesor i Vetëvendosjes, para se të fillonte përçarja.

Përmes kësaj fotoje që aktivistët kërkojnë të shpërndahet sa më shumë, tentohet që të bindet lidershipi i kësaj partie, të lënë inatet anash dhe të bëhen bashkë si dikur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat