Moti për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Moti për pesë ditët e ardhshme

Më: 7 janar 2018 Në ora: 18:12
Ilustrim

Fushat me presion të lartë atmosferik do të vazhdojnë të mbesin mbi rajonin tonë edhe për tri ditët e para të javës.

Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme.

Nga pasditja e së enjtes një front nga drejtimi i lindjes me presion të ulët do të depërtojë mbi vendin tonë duke kushtëzuar mot me vranësira të çrregullta, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin nga 0 -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 6-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, kurse të premten nga verilindja shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 9m/s, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat