Azemi kërkon nga Qeveria të respektojë vendimin për pagën minimale

Kosova

Azemi kërkon nga Qeveria të respektojë vendimin për pagën minimale

Më: 7 janar 2018 Në ora: 20:03
Ministria e Financave

Ministria e Financave dhe odat ekonomike kanë kundërshtuar rritjen e pagës minimale në 250 euro, të propozuar nga Këshilli Ekonomiko Social. Por kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi tha se punëtorët e sektorit privat në Kosovë punojnë në kushte të rënda.

“Të gjitha parametrat dhe indikatorët kanë votuar për këtë në Këshillin Ekonomiko Social. Aty kanë votuar të gjitha edhe odat ekonomike”, tha ai

Ai pret që vendimi i KES-it të respektohet nga ana e qeverisë së Kosovës. Sipas tij sot ka mungesë të punëtorëve të punës. “Kanë ikur vitet e fundit mijëra punëtorë. Kjo pagë prej 250 eurove është rritje simbolike”, tha ai.

Sipas tij, nëse vazhdon trendi i ikjes së punëtorëve për Gjermani atëherë edhe 500 euro me bë pagën minimale nuk do të ketë punëtorë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat