KFOR-i: Situata në Kosovë është e qetëtuata në Kosovë është e qetë - Bota Sot
KFOR-i: Situata në Kosovë është e qetëtuata në Kosovë është e qetë

Kosova

E diel, 22 korrik 2018

KFOR-i: Situata në Kosovë është e qetëtuata në Kosovë është e qetë

Më: 8 janar 2018 Në ora: 16:02
KFOR

Pas raportimeve në medie se KFOR-i i ka dhënë disa informacione palës serbe lidhur me situatën e sigurisë në Kosovës, ka ardhur edhe reagimi zyrtar.

Në një reagim të lëshuar, KFOR-i ka theksuar se brenda mandatit të vet bashkëpunon ngushtë edhe me palën kosovare dhe me atë serbe në mënyrë që të sigurojë një ambient të qetë dhe të sigurt.

“Duke iu referuar raporteve të medieve shqiptare dhe atyre serbe, lidhur me informacionet që supozohej se u ofruan nga KFOR-i tek autoritetet ushtarake serbe, KFOR-i vlerëson se situata në Kosovë është e qetë dhe e qëndrueshme. KFOR-i do vazhdojë të veprojë për një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes nëpër tërë Kosovën.

KFOR-i, në kuadër të mandatit të vetë, mban lidhje të ngushta dhe shkëmbime të shpeshta të informatave me institucionet e Kosovës dhe Serbisë, vendet fqinje dhe gjithashtu Organizatat Ndërkombëtare.

Prandaj, në prani të çdo lloj paralajmërimi që mund të ndikojë në situatën e sigurisë, KFOR-i njofton se është i gatshëm të marrë çdo masë të nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, për të mirën e çdo qytetari që jeton në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test