Thellohet bashkepunimi mes Kosovës dhe Kroacisë

Kosova

Thellohet bashkepunimi mes Kosovës dhe Kroacisë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 14:04
Mahir Yagcilar, Marija Kapitanoviç

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti në zyrën e tij ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviç  

Ministri Yagcilar dhe ambasadorja Kapitanoviç, gjatë këtij takimi, biseduan për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kroacisë, si dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral duke potencuar rëndësinë e avancimit të agjendës evropiane të Kosovës.

Ministri Yagcilar, duke falënderuar shtetin Kroat për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Kosovës, gjithashtu e njoftoi ambasadoren Kapitanoviç edhe me fushëveprimin e Ministrisë së Administratës Publike dhe reformat në administratën publike.

Ndër tjerash, Ministri Yagcilar dhe ambasadorja Kapitonaviç vlerësuan mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe ngjarjet e fundit në Kosovë dhe në rajon.

Ambasadorja Kapitanovic, duke falënderuar për pritjen shprehi interesim për rritjen e nivelit të bashkëpunimit të institucioneve përkatëse me Ministrinë e Administratës Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat