Qumili ironizon me kryeministrin për refuzimin e vizës amerikane

Kosova

Qumili ironizon me kryeministrin për refuzimin e vizës amerikane

Më: 10 janar 2018 Në ora: 17:38
Qumili

Refuzimi i vizës amerikane të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj,  mori vëmendje të madhe këtyre ditëve.

Kjo temë u diskutuar në mënyra të ndryshme nga personalitete të ndryshme si vendore ashtu edhe ndërkombëtare, sigurisht duke u cilësuar jo e drejtë nga shumica që një kryeministri t’i refuzohet viza, megjithatë ndodhi shkruan Gazeta Metro

Kështu, aktori  i njohur kosovar Sevdai Radogoshi-Qumili ka ironizuar me këtë situatë. Ai në rrjetetet sociale, ka publikuar pasaportën e tij në të cilën shihet viza amerikane.

“Kush don viz Amerikane.E qes tender”, ka shkruar Qumili.

Haradinaj nuk ka mundur të udhëtojë drejt SHBA’së për të marrë pjesë në një ceremoni në shtetin e Iowa’s për shkak se nuk i është lëshuar viza. Në vend të tij është thënë se do të udhëtojë Behgjet Pacolli

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat