Qytetarët të rrënuar nga gripi sezonal, mjekët kanë një porosi

Kosova

Qytetarët të rrënuar nga gripi sezonal, mjekët kanë një porosi

Më: 11 janar 2018 Në ora: 09:58
QKUK

Stina e dimrit, luhatja e temperaturave në vend dhe niveli i lartë i ndotjes së ajrit ka bërë që shumë qytetarë të Kosovës të drejtohen në Qendrat e Mjekësive Familjare.

Qytetarët po kërkojnë ndihmë nga mjekët për shkak të simptomave të rënda të gripit.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka thënë se vetëm dy raste janë diagnostikuar në laborator.

“Raste të diagnostifikuara janë dy në laborator, ndërsa tjerat janë krejt të ngjashme me gripin rufë ose flamë”, tha Ramadani.

Sipas tij, simptomat e gripit janë ethet, temperatura, plogështia, dhimbje të muskujve, pengesa në frymëmarrje nëse komplikohet, por nëse është grip i thjeshtë janë vetëm simptomat e përgjithshme.

Ai ka këshilluar qytetarët që të konsumojnë sa më shumë çaj dhe vitamina.

“Qytetarët këshillohen që me marr çaj dhe vitamina dhe me u rujt prej ndryshimeve të temperaturave dhe veshmbathjeve dhe ata të cilët kanë indikacione primologjike dhe sëmundje kronike dhe mbi moshën 65 vjeç  duhet të  vaksionohen”, tha Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat