Sistemi gjyqësor dhe ai ekzekutiv shkelës të të drejtave të njeriut

Kosova

Sistemi gjyqësor dhe ai ekzekutiv shkelës të të drejtave të njeriut

Më: 11 janar 2018 Në ora: 13:43
Hilmi Jashari

Sistemi gjyqësor dhe sistemi ekzekutiv janë identifikuar si shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut në Kosovë, në një hulumtim të bërë nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

Këtë e ka bërë të avokati i popullit, Hilmi Jashari, gjatë një ligjërate me studentët e Kolegjit AAB, të zhvilluar me temën "Roli dhe rëndësia e institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut".

Jashari: Sistemi gjyqësor dhe sistemi ekzekutiv shkelës të të drejtave të njeriut

“Sistemi gjyqësor dhe sistemi ekzekutiv në mënyrë të pothuajse të njëjtë janë identifikuar si palë përgjegjëse dhe që konsiderohen si shkelës të të drejtave të njeriut. Nëse flasim për të drejtat individuale kisha pas mundësinë të them pasi që dominojnë të drejtat nga fusha ekonomike dhe sociale, që janë të drejtat ekonomike dhe sociale krahas të drejtave civile ose politike, ose të drejta që kanë të bëjnë me të drejtat e ambientit ose mbrojtjen e privatësisë, ose mbrojtjen e të dhënave. Mirëpo dominojnë ekskluzivisht çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat ekonomike dhe sociale, duke filluar nga pensionet, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të drejtat e strehimit, çështjet pronësore. Mirëpo, kryesisht janë të karakterit ekonomik dhe social”, tha ai.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari u tha studentëve se si institucion kanë të drejtë të kenë qasje në çdo dosje që ata kanë nevojë për të identifikuar se a ka shkelje të të drejtave të njeriut.

Jashari: Kemi të drejtë që t’i qasemi çdo institucioni ose dosje

“Kemi të drejtë që t’i qasemi çdo institucioni ose çdo dosje që mbahet nga institucionet gjatë gjithë kohës dhe atë pa asnjë paralajmërim, do të thotë mund të kemi qasje të pakufizuar në hetimin e pretendimeve për shkelje të të drejtave të njeriut, pavarësisht cili është ai institucion. Me fjalë të tjera kemi të drejtë edhe nëpër burgje, qendra të paraburgimit  dhe kudo që njerëzit mbahen të privuar lirie, të ndërhyjmë pa asnjë paralajmërim për të vërtetuar dhe për të parë se a janë duke u respektuar të drejtat e njeriut”, tha Jashari.

Jashari shtoi se detyra përfundimtare e Institucionit të Avokatit të Popullit është t’i raportoj Kuvendit për t’i njoftuar edhe deputetët se cila është gjendja e të drejtave të njeriut, në mënyrë që ata pastaj të marrin vendime për të riparuar ose për të rivendosur të drejtat e shkelura.

Jashari: Kemi kërkuar që dokumenti i IAP të diskutohet

“Ne në vitin 2015 patëm mundësinë për herë të parë, unë si avokat i popullit të paraqes raportin para Kuvendit, mirëpo në atë prezantim ka qenë momenti i parë kur kemi kërkuar që raporti i Institucionit të Avokatit të Popullit të mos jetë dokument i cili votohet mbi bazën e miratimit të brendshëm të Kuvendit dhe ka qenë një proces i cili merr zakonisht 5 minuta, prezantohet raporti dhe e ngritin dorën deputetët e Kuvendit, votohet raporti dhe pastaj mbetet vetëm një dokument nëpër raftet e këtij institucioni. Ideja është që t’i njoftoj përfaqësuesit e popullit që ata të kenë mundësi të jen të vetëdijshëm për të gjitha problemet që i ka identifikuar avokati, në mënyrë që pastaj të detyrojnë Qeverinë për të ndërmarr vendime”, theksoi ai. 

Avokati i Popullit u ka treguar studentëve për themelimin e këtij institucioni në Kosovë dhe në botë, ku ai bëri të ditur se në Kosovë që nga viti 2005, Institucioni i Avokatit të Popullit udhëhiqet nga vendorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat