Shërbimit korrektues i duket pak ngritja e pagës për 4 %

Kosova

Shërbimit korrektues i duket pak ngritja e pagës për 4 %

Më: 11 janar 2018 Në ora: 14:10
Ilustrim

Sindikata e Shërbimit Korrektues është shprehur kundër ngritjes së pagës me 4 përqind, duke këkruar që paga të ketë ngritje së paku 10 përqind.

Sindikata nëpërmjet një komunikate ka shkrehur mos pajtim me deklaratën e ministrit të financave, Bedri Hamza se rritje page do të ketë vetëm 4%.

“Sindikata jonë do të jetë në kontakt BSPK dhe sindikatat tjera që e kundërshtojnë këtë ngritje simbolike dhe kërkojmë që ngritje të ketë më së paku 10%. Nëse kjo kërkesë nuk plotësohet, atëherë jemi të detyruar të veprojmë me masa sindikale siç e parashef ligji sindikal”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat