Ismail Kurteshi bën thirrje për ndalje të komenteve ofenduese, tregon edhe arsyet e dorëheqjeve

Kosova

Ismail Kurteshi bën thirrje për ndalje të komenteve ofenduese, tregon edhe arsyet e dorëheqjeve

Më: 11 janar 2018 Në ora: 22:37
Ismail Kurteshi

Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi tha se zyrtarët e Vetëvendosjes që po japin dorëheqje nga funksionet drejtuese, tash po arsyetohen ndryshe nga arsyet që jepnin më parë, e që sipas tij ishte kushte që Albin Kurti të mos kandidojë për kryetar të LV-së.

Kurteshi thotë se vet Dardan Molliqaj i kishte thënë se nëse kandidon Albin Kurti, atëherë ai do të linte Vetëvendosjen.

“Arsyeja pse po dalin është kushtëzimi që Albin Kurti të mos kandidohet për kryetar. Dardani më ka thënë: Po, nëse Albini kandidon, unë dal. Tash arsye për dalje po e gjejnë te fyerjet, te disa aktivistë, të disa që s’janë aktivistë”, tha ai në emisionin Click.

Kurteshi ka bërë thirrje publike që të gjithë ata që komentojnë ofendime ndaj zyrtarëve të LV-së të ndalen.

“I ftoj të gjithë ata që po komentojnë, që të ndalen, as të mos shajnë, se kjo as s’i ndihmon Albinit, as Visarit, as Vetëvendosjes. Tash secili p’e hap Facebook-un e po t’ia krisë çfarë po t’ia merr mendja”, tha Kurteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat