Plani i VV-së nëse Gjykata Speciale shkon në Kuvend - Bota Sot
Plani i VV-së nëse Gjykata Speciale shkon në Kuvend

Kosova

E enjte, 18 janar 2018

Plani i VV-së nëse Gjykata Speciale shkon në Kuvend

Më: 11 janar 2018 Në ora: 23:32
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka folur edhe për qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje mbi Gjykatën Speciale.

Ajo ka thënë se Vetëvendosja vazhdon të jetë kundër kësaj gjykate dhe ka qenë kundër edhe më parë kur të tjerët i kanë thënë se po e bënë për pushtet.

“Vetëvendosje vazhdon të jetë kundër Gjykatës Speciale. Në atë kohë, neve na thoshin e keni për pushtet, e ne prapë mendojmë që është e gabueshme, sepse është e padrejtë nëse formohet një gjykatë për luftëtarët tanë. Lëvizja Vetëvendosje nuk përkrah iniciativa të tilla të natës që janë pa pikë sinqeriteti”, ka thënë Haxhiu, në emisionin “Click” të RTV21.

Haxhiu ka thënë se presidenti Thaçi nuk brengoset nëse ia marrin shokët Gjykata Speciale, ai ka për qëllim ta mbroj vetëm veten e tij.

“Thaçit nuk i intereson nëse ja merr shokët Gjykata Speciale, ai ka pas dhe ka qëllim me shpëtoj vetën dhe nuk i intereson fare për shokët nëse ja merr apo jo Gjykata Speciale”, ka thënë Haxhiu.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test