Dosja e EULEX për trazirat e Marsit 2004, urdhra nga struktura të larta të UÇK-së - Bota Sot
Dosja e EULEX për trazirat e Marsit 2004, urdhra nga struktura të larta të UÇK-së

Kosova

E mërkurë, 17 tetor 2018

Dosja e EULEX për trazirat e Marsit 2004, urdhra nga struktura të larta të UÇK-së

Më: 11 janar 2018 Në ora: 23:50
2004

Prokurori Italian Danilo Cecareli pretendon se ka rënë në gjurmë mënyrës se si u organizuan trazirat e marsit 2004 e poashtu disa prej vrasjeve misterioze që u kryen në atëkohë.

Duke përdorur dëshmitarë dhe analizuar provat e mbledhura nga UNMIK-u, prokurori Italian është vënë së fundmi në krye të një aksioni i cili mëton të zbardhë ato çfarë ndodhën gjatë marsit 2004.

Prokuroi nuk përmend se kush ishin urdhërdhënësit politikë të grupit por pretendon se ka fakte se udhëheqësit ishin ish eprorë të UÇK-së dhe njerëz me poste politike në atëkohë.

Në 41 faqe kërkesë për paraburgim për grupin i cili derivoi nga UÇK e cili mbahet përgjegjës për një varg ngjarjesh përfshirë vrasjen e dy policëve në ngjarjet e marsit.

KALLXO.com ka siguruar një kopje të kërkesës së prokurorit ku përshkruhet mbështetja që grupi e kishte nga struktura të larta të UÇK-së për veprimet në terren.

Sipas prokurorit Italian, Grupi ku bëjnë pjesë Bedri Krasniqi, Alban Dezdari, Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri dhe disa persona të tjerë vepruan që nga paslufta duke organizuar disa aksione

“Në fundit e vitit 2000 disa ish luftëtarë të UÇK-së krijuan një grup me qëllimin për të luftuar një luftë të fshehtë me qëllim të marrjes së kontrollit në të gjithë territorin e banuar me shqiptarë në Kosovë”, thuhet në dokumentin e siguruar.

I njëjti sqaron se grupi mori urdhra dhe i përgjigjej komandantëve të profilit të lartë të UÇK-së të cilët në ndërkohë kishin marrë poste të rëndësishme politike.

“Nën këto urdhra Ata ishin të përfshirë në disa vrasje sulme terroriste, prita, rrëmbime dhe krime të tjera të renda”, shkruhet në dokument.

Hetimet e kryera nga prokurori italian tentojnë të ofrojnë prova se grupi ishte në mesin e zbatuesve të planit për trazirat e marsit 2004 të cilët shkaktuan dhjetëra të vrarë dhe dëme të mëdha në imazhin e vendit.

“Grupi ishte pjesa qendrore e organizimit dhe ekzekutimit të trazira të Marsit në mes datave 17 mars dhe 19 marsit”, thuhet në dokumentin e siguruar nga KALLXO.com.

Grupi kishte armë dhe municione dhjetëra kallashnikovë pushkë të tjera martallozë 12.7mm, dhjetëra granata të cilat ishin blerë në Shqipëri e të cilat supozohet se do përdoreshin në rast se trazirat shkonin keq.

Gjithnjë sipas prokurorit italian, pas dështimit të trazirave të marsit grupi po humbte me shpejtësi mbështetjen politike nga figurat politike te të cilat ata bazoheshin, veçanërisht në zonën e Dukagjinit. Kjo ishte shtysë për nisjen e planeve për aktivitete të reja.

Plani për vrasjet

Grupi prej shtatë apo tetë personash besohet të jenë përgjegjës për sulmin ndaj një makine të policisë së UNMIK-ut ku po udhëtonin tre shtetas të Kosovës dhe një ndërkombëtar.

“Më 23 mars 2014 pjesëtarët e grupit ishin në fshatin Shtedime të Podujevës ku Agron Sylejmani (tani i ndjerë) bëri planin për të zënë në pritë një veturë të UNMIK-ut”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Sipas prokurorit qëllimi fillestar nuk ishte vrasja por degradimi i pjesëtareve të misionit duke i përbuzur dhe duke u tallur me ta.

“Prijësit e grupit për këtë sulm sulmuan një kamion të kuq të cilin e kishin në dispozicion që nga trazirat e marsit e po ashtu një makinë Suzuki, dhuratë nga një person me ndikim në zonën e Drenicës”, thuhet në kërkesën e prokurorit.

Prokurori përshkruan se sulmi kishte filluar rreth orës 21 45 minuta.

“Dy nga kryesit kishin dalë nga vetura Suzuki disa metra larg rrugë katër të tjerët e rrethuan veturën, njëri nga kryesit i bërtiti në drejtim të veturë për të ndaluar së pari në serbisht e më pas edhe në shqip”, thuhet në dokument.

Të shtënat filluan befas, ndërsa vetëm pesë nga sulmuesit kishin qëlluar. 106 fishekë të tjerë ishin shkrepur në makinën e UNMIK-ut, disa prej tyre goditën për vdekje policin Possible Kojo Essuman, polic i UNMIK-ut dhe Arsim Rrustolli, pjesëtar i Policisë së Kosovës. Gjatë përleshjes, njëri nga policët kishte shtënë me armë duke goditur Agron Sylejmanin që kishte ndërruar jetë gjatë arratisjes nga vendi i ngjarjes

Në detaje të ngjarjes, prokuroi përshkruan edhe veprime interesante të cilat kishin ndodhur gjatë sulmit. Grupi nuk kishte mundur të largohet nga vendi I ngjarjes me makinën Suzuki për shkak se u kishin humbur çelësat.

Sipas përshkrimit të ngjarjes, pas plagosjes së Sylejmanit grupi kishte problem të ikte nga vendi i ngjarjes pasi kishin mbetur pa veturë.

Por duke shfrytëzuar një makinë të grabitur, grupi kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes ndërsa tre nga anëtarët e grupit ishin përfshirë në një përleshje gjatë po asaj nate.

“Po atë natë ata u nisën në drejtim të Batllavës ku në rrugën në afërsi të Sekiraqës ishin vërejtur nga një makinë e Policisë së Kosovës. Ata janë ndalur anash rrugës, duke nisur të shtënat oficerët kishin shtënë me automatik ndërsa tre kryesit kishin përdorur armët”, thuhet në dosje.Grupi, sipas prokurorisë, ishte rigrupuar të nesërmen në një apartament në Gjakovë.

Alban Dezdari dhe Bajram Kiqmari janë arrestuar të mërkurën në një aksion të EULEX-it i arrestuari tjetër Faik Shaqiri është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test