Gripi sezonal nën kontrollë

Kosova

Gripi sezonal nën kontrollë

Më: 12 janar 2018 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë bërë të ditur që mund të ketë rritje të rasteve të gripit sezonal, përderisaaktualisht situata epidemiologjike është nën kontrollë sa i përket gripit sezonal.

Vala e gripit në territorin e Kosovës nuk ka pasur intensitet të lartë epidemik, ku njëri nga ndikuesit kryesor pos masave parandaluese ka qenë vaksinimi me kohë gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor i të gjitha grupeve të rrezikut.

Gjatë maujve të fundit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 15.737 raste të dyshimta në grip (ILI) 2329 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 36 raste SARI (Sëmundje e Rëndë Respiratore Akute).

Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës por asnjëra nuk e kalon pragun epidemik.

Instituti Kombëtar tashmë ka dhënë rekomandime të duhura profesionale që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shume lëngje të nxehta dhe vitamina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat