Moti gjatë vikendit - Bota Sot
Moti gjatë vikendit

Kosova

E mërkurë, 17 tetor 2018

Moti gjatë vikendit

Më: 12 janar 2018 Në ora: 13:26
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sipas Institutit, në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Mëngjesi i së dielës parashihet të jetë me ngrica të lehta dhe vende-vende me mjeull ,si pasoj e radiacionit dhe ndryshimeve fizike në troposferë.

“Deri sa dita e shtune parashihet të jetë pa reshje,  pasditja e së dielës parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të ç’rregullta dhe reshje bore. Temperatutrat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesist nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test