Banorët e Drenocit të Rahovecit nuk do të kenë më probleme me ujë të pijes

Kosova

Banorët e Drenocit të Rahovecit nuk do të kenë më probleme me ujë të pijes

Më: 12 janar 2018 Në ora: 14:06
Drenoc

Janë në përfundim punimet në “Hapjen e pusit dhe insatlimi i pajisjeve përcjellëse për ujë të pijes në fshatin Drenoc”, projekt i cili financohet nga KRU “Gjakova” dhe Komuna e Rahovecit.

Pasi që në periudhat e thatësirave të mëdha, fshati Drenoc i Komunës së Rahovecit kishte vështirësi me furnizim me ujë, nga ky muaj e tutje ky problem nuk do të ekzistoj më për këtë fshat i cili numëron mbi  2000 banorë dhe mbi 270 konsumatorë.

Vlera investive e projektit është: 16,927.10 €

Përfundimi i punimeve pritet te realizohet deri në fund të muajit Janar 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat