Tahiri siguron mbështetje për Qendrat Korrektuese

Kosova

Tahiri siguron mbështetje për Qendrat Korrektuese

Më: 12 janar 2018 Në ora: 14:58
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vizituar sot Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, ku është pritur nga drejtori i kësaj qendre, Shefik Sylejmani.

Ai u zotua edhe njëherë në angazhimin për profesionalizimin e kësaj Qendre: “Si ministër i drejtësisë u zotova se në një të ardhme të afërt, ashtu siç e kam theksuar edhe më herët, se do të punojmë për të plotësuar nevojat e tyre, duke rritur numrin e oficerëve korrektues për këtë qendër. Besojmë që do të jenë diku 30 apo 40 të rinj që do t’i sjellim nga një proces rekrutues në një të ardhme të afërt” deklaroi Tahiri.

Po ashtu, ai u shpreh i bindur që gjatë këtij viti do të avancohet edhe me tutje Shërbimi Korrektues.

Këtë bindje me të e ndan edhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, i  cili tha se 2018-ta do të dallojë për të mirë nga vitet tjera.

Image
Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat